“Një grusht argatë të Beogradit në Prishtinë po e tundin flamurin e Serbisë së madhe me përkrahjen e Edi Ramës”

Aktuale

“Një grusht argatë të Beogradit në Prishtinë po e tundin flamurin e Serbisë së madhe me përkrahjen e Edi Ramës”

Nga: N.Sh Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:06
Harta e Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur edhe njëherë për idenë e presidentit Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Berisha thotë se, një grusht argat të Beogradit në Prishtinë, në një akt pabesie dhe thikë shpine për Kosovën dhe kombin shqiptar e kanë marrë flamurin e Serbisë dhe po e tundin në Prishtinë.

E këtë projekt ogurzi, siç thotë Berisha, po e mbështet edhe Edi Rama, kryeministri shqiptar.

Ja postimi i plotë i Sali Berishës:

Takim me shkrimtarin e njohur Prof. Dr. Milazim Krasniqi, drejtues i departamentit te gazetarise ne Universitetin e Prishtinës!

Te dashur miq, dje prita ne nje takim shkrimtarin e njohur Prof. Dr. Milazim Krasniqi, drejtues i departamentit te gazetarise ne universitetin e Prishtines dhe bashkepuntoret e tij, pedeagoge dhe gazetare Gëzim Qerim, Faton Ismajli, Muahmet Jahiri, Alban Zeneli, me te cilet pata nje diskutim te zgjeruar lidhur me zhvillimet ne Shqiperi dhe Kosove.

Ne kete takim ne ndame pikpamje te njejta per momentet kritike qe po kalon sot Kosova dhe kombi.

Nje grusht argatesh te Beogradit ne Prishtine, ne nje akt pabesie dhe thike pas shpine per Kosoven dhe kombin shqiptar, kane marre falmurin e Serbise se madhe dhe e tundin ate ne Prishtine dhe neper bote. Loja me territoret e Kosoves per llogari te Beogradit ka paralizuar faktikisht ne disa aspekte jetike ate, ne veçanti njohjet e saj.

Eshte tejet pozitiv fakti qe kete projekt ogurzi ne boten shqiptare nuk e mbeshtet njeri perveç Edvin Kristaq Rames. Ate e kane kundershtuar te gjitha forcat politike te Kosoves por mungesa e marrjes se pergjegjesive per zgjedhjen e nje ekipi perfaqesues ne negociata te te gjithe spektrit politik, pa argatet e Beogradit, ka bere te mundur qe keta albanofobe, keta Miladinere shqipfoles apo Rrahman Morinë te sotem te luajne me fatet e saj. Takimi ishte i hapur! sb

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat