Kryediplomati malazez thotë se Serbia po bën drama për INTERPOL-in

Aktuale

Kryediplomati malazez thotë se Serbia po bën drama për INTERPOL-in

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 23:46
Ministri i Jashtëm malazez, Sërgjan Darmanoviq

Ministri i Jashtëm malazez, Sërgjan Darmanoviq, tha sot në Shkup se ishte i befasuar nga fakti se në Serbi kishte drama rreth votës së Malit të Zi pro Kosovës për anëtare të Interpolit.

“Nuk e di pse Serbia po bën kaq shumë drama në lidhje me këtë”, është shprehur Darmanoviq

Ai është shprehur se kësaj radhe vota e Malit të zi ishte vetëm përsëritje e zërit të tyre pro Kosovës në Interpol.

“Ne tashmë kemi votuar për Kosovën, këtë herë vetëm e përsërisim këtë zë,” u tha Darmanoviq gazetarëve në Shkup.

Ai gjithashtu kujtoi se Mali i Zi është një në 100 vendet e para që e njohu Kosovën.

“Në dialogun Kosovë – Serbi, ne jemi partnerë shumë konstruktivë dhe i inkurajojmë ata që të arrijnë një zgjidhje”, tha Darmanoviq, duke shtuar se Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia votuan në favor të pranimit të Kosovës në Interpol.

“Ne kemi votuar me një shumicë bindëse, si aleatët tanë të NATO-s dhe partnerët e BE-së”, shpjegoi Darmanoviq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat