Hoxhaj: Shqiptarët faktor i rëndësishëm politik e i stabilitetit në Ballkan - Bota Sot
Hoxhaj: Shqiptarët faktor i rëndësishëm politik e i stabilitetit në Ballkan

Aktuale

Hoxhaj: Shqiptarët faktor i rëndësishëm politik e i stabilitetit në Ballkan

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Shkup ku me ftesë të Ali Ahmetit të BDI’së ka marrë pjesë në shënimin e festës së 28 nëntorit.

Hoxhaj tha se kjo festë është sa kthim prapa në histori, aq edhe reflektim i së ardhmes.

“Një festë që flet për rrugën e vështirë të shqiptarëve në histori, por edhe triumfet e shënuara. Shqipëria u bë e pavarur më 1912, por kjo fitore nuk ishte e plotë, pasi që një pjesë e madhe e shqiptarëve mbetën jashtë kufijve. Ajo u bë e plotë vetëm me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Por, kemi edhe një triumf tjetër të shqiptarëve, pasi u mundësua arritja e marrëveshjes së Ohrit (2011) e cila avancon pozitën e shqiptarëve në Maqedoni dhe ajo të Prespës (2018) e cila avancon pozitën e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Ai tha se shqiptarët janë faktor i rëndësishëm politik dhe i stabilitetit duke i shërbyer gjithmonë orientimit properëndimor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...