Stoltenberg bisedon me Haradinajn dhe Vuçiqin - Bota Sot
Stoltenberg bisedon me Haradinajn dhe Vuçiqin

Aktuale

Stoltenberg bisedon me Haradinajn dhe Vuçiqin

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilëve u ka bërë thirrje që të tregojnë qetësi dhe të shmangin deklaratat dhe veprimet provokuese.

“Me Haradinaj ngrita shqetësime për planin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Ia theksova se një veprim i tillë është i papërshtatshëm dhe kundër këshillave të shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja në perspektivën e Kosovës për integrim euro-atlantik. Ia përsërita se mandati i FSK-së duhet të evoluojë dhe se NATO duhet të rishikojë nivelin e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

“Gjithashtu fola me Vuçiqin për nevojën që të ulen tensionet e tanishme. Ua rikujtova të dyve se dialogu i ndërmjetësuar i BE-së mes Beogradit dhe Prishtinës mbetet e vetmja rrugë për të sjell paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon. NATO-ja mbetet e përkushtuar në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës përmes misioni paqeruajtës të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...