Haradinaj: Kemi buxhetin e garantuar për Ushtrinë

Aktuale

Haradinaj: Kemi buxhetin e garantuar për Ushtrinë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:56
FSK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë disa fjalë për çështjen e shumëpërfolur të themelimit të Ushtrisë së Republikës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Ushtria e ka buxhetin e garantuar.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Krijimi i ushtrisë kërkon edhe mbështetje financiare. Duke i parë shqetësimet e shumta, dëshiroj të ju siguroj se të gjitha parametrat e parapara të zhvillimit të FSK-së, buxhetin e kanë të garantuar.Besoj që po krijojmë ushtri të shekullit 21 me standarde të NATOS. Kosova është me fat qe e ka aleancën e NATOS në krye me SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat