Automjetet ushtarake amerikane që arritën në Kosovë bëjnë bujë në mediat ndërkombëtare

Aktuale

Automjetet ushtarake amerikane që arritën në Kosovë bëjnë bujë në mediat ndërkombëtare

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Kosova së fundi është pajisur me 24 “Humvees”, ky lajm është bërë buj në mediat ndërkombëtare. Ato raportojnë se “Republika e Kosovës”, e vetëshpallur ka pranuar sot një seri të pajisjeve ushtarake amerikane.

Gazeta italinale “Informacion De La Agencia”, ka shkruar se dorëzimi i autoblindave amerikanë është bërë pak ditë para shpalljes së krijimit të ushtrisë së Kosovës, një ngjarje e cila mund të krijojë tensione në rajon.

Tutje gazeta vazhdon shkrimin duke thënë se ceremonia arritja e autbolnadave është bërë me një ceremoni në pjesën ushtarake të Forcave të Sigurisë së Kosovës, në prani të zyrtarëve qeveritarë në Prishtinë dhe ambasadorit amerikanë në Kosovë.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnet, ka thënë para gazetarëve se mbështetin formimin e ushtrisë së Kosovës dhe kanë investuar shumë në trajnime dhe pajisje.

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancë më 14 dhjetor që të votohet për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat