Kadri Veseli: Në dialog me Serbinë shkojmë për njohje dhe ulëse në OKB

Aktuale

Kadri Veseli: Në dialog me Serbinë shkojmë për njohje dhe ulëse në OKB

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 19:37
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është shumë i lumtur sot pas votimit në Kuvend të Ekipit Dialogues për bisedime me Serbinë në Bruksel.

“Pas një vendimi shumë pozitiv të djeshëm të plotësimit të shtetësisë – Ushtrinë e Kosovës, sot kemi marrë edhe një vendim për ruajtjen e sovranitetit dhe partneritetit me BE-së. Votimi i delegacionit sot i thotë po integritetit territorial dhe procesit të dialogut në të cilin Kosova shkon me bindje të plotë se Serbia do ta njohë shtetin tonë të pavarur dhe sovran. Shkojmë në dialog që Serbia ta njehë shtetin tonë”, ka thënë Veseli para gazetarëve.

“Jam shumë i lumtur për këtë vendim të sotëm edhe për faktin se që nga maji i këtij viti jam përpjekur që ta arrij këtë konsensus. I kemi thënë po dialogut që do ta ndalë agresivitetin diplomatik të Serbisë. Ne jemi për dialog dhe partneritet me bashkësinë ndërkombëtare dhe fqinjësi të mirë”.

Ai ka thënë se votimi i rezolutës për dialogun është lajm i mirë për Kosovën.

“Kjo tregon se jemi të zot të marrim vendime”.

“Kosova është e gatshme nga ky vendim që të futet në procesin e njohjes nga Serbia dhe ulësen në OBK. Ky është qëllimi qartë se pse shkojmë në dialog. Nga sot kemi përballë vetëm Serbinë dhe vendit tonë do t’i dalim zot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat