Belegu apo ish kryetari i FBK-së, kur rrezikonte...

Alpinizem

Belegu apo ish kryetari i FBK-së, kur rrezikonte...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2019 Në ora: 12:16
Belegu apo ish kryetari i FBK-së kur rrezikonte...

Federatat e ndryshme sportive në vendin tonë, kur është fjala të kryetarët, pak prej tyre që ia mësyjnë që ta provojnë veten në alpinizëm, që të ngjiten në maje më të rrezikshme siç janë alpet shqiptare, posaçërisht edhe në Grykë të Rugovës. 
Një foto e kahershme është e ish kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, i cili disa herë rrezikon që të ngjiten nëpër lartësi, veçmas aty ku është edhe rrezikshmëri e lartë. Kjo fotografi është bërë para shumë muajve, por ka qenë një atraksion në vete dhe shihet në fytyrën e Belegut se sa i lumtur është në këtë mision të tij, pa u frikësua fare ani se gjendet në një lartësi. 

Image

Ai e ka hobi këtë profesion dhe kur është i lirë shpeshherë provon të sprovojë veten!   
Këtë sprovë drithëruese sa kemi informata, asnjëherë nuk e kanë provuar kryetarët tjerë të sporteve kolektive, as Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, as Arben Fetahu – kryetar i Federatës së Basketbollit, as Eugen Saraçini-kryetar i Federatës së Hendbollit dhe as Abedin Ibrahimi – kryetar i Federatës s Volejbollit të Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat