Mrika Nikçi, vajza më e re në botë që “pushton” majat më të larta në 7 kontinente

Alpinizem

Mrika Nikçi, vajza më e re në botë që “pushton” majat më të larta në 7 kontinente

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 22:13
Mrika Nikçi

Mrika Nikçi, vetëm 17 vjeç, është bërë vajza më e re në botë që ka arritur të kalojë sfidën në alpinizëm të njohur si “Seven Summits”, përmes fushatës “Europeans Making a Difference”.

Ajo ka arritur të “pushtojë” majat më të larta në shtatë kontinentet e botës.

Duke u ngjitur në majat më të larta së bashku me njerëzit nga e gjithë bota, ajo thotë të ketë zbuluar se në male të gjithë janë të barabartë.

“Në male nuk ka gjini, moshë dhe nuk është e rëndësishme se prej nga vjen. Në male jemi të gjithë të barabartë”, thotë Nikçi, e cila është nga Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat