E frikshme, ariu që po sulmon qytetarët e Kosovës

Alpinizem

E frikshme, ariu që po sulmon qytetarët e Kosovës

Nga: K. G. Më: 26 maj 2020 Në ora: 20:17
E frikshme, ariu që po kërcënon qytetarët e Kosovës

Bjeshkët dhe disa vendbanime tona nuk janë edhe të parrezikshme! Në disa bjeshkë mund të hasësh në gjallesa të frikshme, siç është rasti i fundit në shtegun rreth kalasë së Prizrenit, ku u shfaq ariu i tërbuar.

Shoqata Bjeshkatare “Haxhi Beda” nga Prizreni, njofton të gjithë ata dashamirët të natyrës, duhet të janë të kujdesshëm sepse mund të përballen me rrezikun me jetë.  

Disa bjeshkatarë të kësaj shoqate u sulmuan nga ariu, fatmirësisht pa pasoja.  

Image

Shtegu i frikshëm rreth kalasë, padyshim mund të jetë edhe fatal për dikë që nuk i dëgjon këshillat e Shoqatës Bjeshkatare “Haxhi Beda”.  

Image

“Me rastin e sulmit të ariut/arushës ndaj anëtarëve të shoqatës sonë dhe shoqëruesve të tyre, me qëllim të sensibilizimit të simpatizueseve të natyrës sidomos të atyre që frekuentojnë në shtegun rreth kalasë së Prizrenit, dëshirojmë të njoftojmë për rrezikun nga paraqitja e shpeshtuar e ariut në këtë lokalitet. Bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë kujdes të shtuar për të evituar çfarëdo rreziku të mundshëm”, njofton Shoqata Bjeshkatare “Haxhi Beda”!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat