Organizojnë ecjen për në dy maje të bjeshkëve të Deçanit

Alpinizem

Organizojnë ecjen për në dy maje të bjeshkëve të Deçanit

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 15:42
Organizojnë ecjen për në dy maje të bjeshkëve të Deçanit

Pas vikendit  të paharrueshëm në Majën e Malsorit 2424m në Rugovë dhe Majën Gjini Beg 2610 në Brod, Hiking Njeri njofton se këtë të shtunë më 10 tetor do të organizojë ecjen për në dy maje të bjeshkëve të Deçanit, atë të Strellcit 2377m dhe Bellesë 2336m!

"Këtë të shtunë, moti do të jetë me diell, ndërsa nga maja do te kemi mundësi të shohim pamje 360 shkallëshe, pjesën më të madhe të Kosovës, Gjeravicën, bjeshkët e Junikut dhe Deçanit, Dukagjinin, liqenin e Radoniqit, Sharrin komplet etj.

Vështirësia e kësaj ecje është e lehtë / mesatare me gjatësi 19 km komplet nga fillimi deri në mbarim", njofton mes të tjera  Hiking Njeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat