Katër pika atraktive

Alpinizem

Katër pika atraktive

Më: 28 prill 2021 Në ora: 13:10
Katër pika atraktive

Këtë të diel me 2 maj duke filluar në orën 09:00 “Hikingnjeri” do të organizojnë një paketë speciale me ecje në 2 maje (Maja e Zatriqit dhe Shkodranit), vizita kulturore dhe pushim në qytetin e Rahovecit.

Në plan janë 4 pika atraktive:

1. Ngjitja në Majën e Zatriqit (maja më e lartë në Rahovec), nga e cila mund të shihet pjesa e madhe e rrafshit të Dukagjinit, Sharrit , bjeshkëve të Nemuna, Pashtrikut etj.
Ecja do te jetë një drejtimëshe (3 km) pasi autobusat do të na presin në anën tjetër të bjeshkës, afër majës. 

2. Ngjitja në Majën e Shkodranit (1 km). Pasi që ta perfundojmë Majën e Zatriqit me bus do ti afrohemi Majës së Shkodranit, në të cilen eshte ndërtuar një mini kala. Nga aty mund të shihet i tërë qyteti i Rahovecit dhe bjeshkëve përreth. Kjo maje ka histori të shumta nga koha antike. 

3. Pas përfundimit të majës së dytë, do të lëshohemi nëpër rrugët e Rahovecit për vizita në monumentet më kryesore të qytetit si: Sahat Kulla, Teqja e Shehlerëve dhe pjesët tjera të vjetra të qytetit. Komplet ecja nëpër qytet 3 km.
dhe

4. Pushim dhe argëtim në Restorantin Toska në qendër të Rahovecit. Aty do të kemi kohë që të pushojmë, ndëgjojmë muzikë dhe shoqërohemi pas një dite me aktivitete atraktive. Restorani do të na pregadisë pakës Tavolinë Syedeze me ushqim dhe pije. 

Në organizim përveq HikingNjerit do të marrin pjesë edhe guida të ndryshme të qytetit por edhe dashamirë të bjeshkatarisë që vijnë nga ky qytet.

Në dy majet NuK ka borë dhe ecjet dhe vizitat janë të përshtatshme edhe për fillestarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat