Në bjeshkët e Shtupeqit dhe 2 majet e Vjellakut 

Alpinizem

Në bjeshkët e Shtupeqit dhe 2 majet e Vjellakut 

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 14:41
Në bjeshkët e Shtupeqit

Këtë të diele me 11 qershor, “Hikingnjeri” është në bjeshkët e Shtupeqit dhe 2 majet e Vjellakut, Rugovë!

“’Hikingnjeri’ do të organizoje ecje në Rugovë, përkatësisht në bjeshkët e bukura të Shtupeqit të madh, të voglit dhe dy majet e Vjellakut 2014m dhe 1926m alt.

Nisjen e ecjes do ta bëjmë nga rruga e re te Podi i Jakupit mbi Shtupeqin e madh kështu që kjo ecje është shumë me e shkurtër se ecja e zakonshme që bënim më herët.

Natyra në bjeshkë të Shtupeq duket me bukur se pamjet mbresëlënëse të natyrës Zvicerane.

Ecja zgjatë 12 km (komplet lartë / poshtë), hynë në kategori te ngjitjeve me vështirësitë të lehtë / mesatare dhe është e përshtatshme për të gjitha kategoritë e bjeshkatarëve.

Gjatë ecjes do të kënaqemi me pamje mbresëlenese të Rugovës, do të mësoni për bjeshkët, legjendat dhe historitë nga guidat tanë dhe do të bëjmë foto me shumicë”, njofton mes të tjera “Hikingnjeri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat