Akuza ndaj dy shtetasve kinezë për pirateri ndaj kompanive amerikane

Amerika

Akuza ndaj dy shtetasve kinezë për pirateri ndaj kompanive amerikane

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 07:31
Departamenti i Drejtësisë ngriti akuza ndaj dy shtetasve kinezë

Në SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngriti akuza ndaj dy shtetasve kinezë se kanë kryer një fushatë të gjerë piraterie për të vjedhur të dhëna nga kompanitë amerikane.

Prokurorët thanë të enjten se Xhu Hua dhe Xhang She Long, ndaj të cilëve u ngrit padia, vepronin në emër të agjencisë kryesore kineze të zbulimit. Në dokumentet e paraqitura në gjykatën federale të Manhatanit thuhet se hakerët mundën të hyjnë në kompjuterët e më shumë se 45 entiteteve në 12 shtete amerikane. Viktimat ishin firma të ndryshme industrale, që përfshinin aviacionin, hapësirën dhe teknologjitë farmaceutike.

Prokurorët thanë se piratët mundën të vjedhin të dhëna që arrinin në qindra gigabajt. Zyrtarët amerikanë thonë se përpjekjet kineze të spiunazhit janë bërë kërcënimi më i madh me të cilin përballen SHBA në fushën e kundërzbulimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat