Trump nuk do ta shkarkojë kreun e FED-it

Amerika

Trump nuk do ta shkarkojë kreun e FED-it

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:32
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të përpiqet të shkarkojë presidentin e Rezervës Federale (FED) Jerome Powell, tha sot Kevin Hessett, shefi ekonomist i Shtëpisë së Bardhë.

Pyetjes së gazetarit nëse puna e Powell është e sigurt, Hessett, u përgjigj: "Po, sigurisht, njëqind për qind", raporton agjencia Bloomberg.

Një agjenci e Nju Jorkut raportoi javën e kaluar se Trump po udhëheq bisedimet mbi largimin e Powell, duke shkaktuar trazira në tregje.

Trump sot tha se ende i beson Powell dhe Rezervës Federale, por FED shumë shpejt ka rritur normat e interesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat