Zjarre të mëdha përfshijnë Kilin

Amerika

Zjarre të mëdha përfshijnë Kilin

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:29
Ilustrim

Dhjetëra zjarre u përhapen në Kili të Amerikës Jugore duke lënë të shkatërruara shumë shtëpi.

Nga flakët më shumë se 100 persona janë zhvendosur nga kryeqyteti, Santiago.

Zjarrët filluan që nga e enjtja vështirësuan jetesën për vendin që u mbulua nga tymi.

Ndërsa vendi më i prekur thuhet se është Limache ku kryebashkiaku tha se 60 shtëpi u shkatërruan.

Rajoni i O’Higginsit në jug të Valparaisos po ashtu u godit rëndë. Në total, mediat lokale raportojnë se më shumë se 2,600 hektarë janë djegur.

Zjarrfikësit ende janë duke punuar për të sanuar gjendjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat