Protestohet kundër hyrjes së emigrantëve në SHBA

Amerika

Protestohet kundër hyrjes së emigrantëve në SHBA

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 06:07
Pamje nga protesta

Ndërsa mijëra emigrantë të Amerikës Qendrore presin të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, një grup shtetasish amerikanë u mblodhën në kufirin mes El Pasos dhe Ciudad Juarezit, për ta bërë një barrikadë në formë muri.

Demonstruesit u mblodhën në kufi dhe kërkuan që autoritetet amerikane të vazhdojnë punën e filluar për ndërtimin e murit kufitar. Ata gjithashtu mendojnë se këta emigrantë s’duhet lejuar të hyjnë në SHBA.

Ndërkohë, masat e sigurisë janë të shtuara, pasi rreth 2,000 emigrantë që qëndrojnë pranë kufirit, ende shpresojnë të kalojnë për në Teksas. Emigrantët ndodhen në një strehë të përkohshme që ruhet nga policia ushtarake.

Sipas administratës Trump, çdo emigrant që kërkon azil do të duhet të presë në Meksikë, ndërsa kërkesa e tyre shqyrtohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat