Pas dorëheqjes së ministres së Drejtësisë – Kryeministrit kanadez i dëmtohet imazhi

Amerika

Pas dorëheqjes së ministres së Drejtësisë – Kryeministrit kanadez i dëmtohet imazhi

Më: 2 mars 2019 Në ora: 08:21
Justin Trudeau dhe Jody Wilson-Raybould

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ndodhet në një pozitë të palakmueshme pasi që ministrja e Drejtësisë, Jody Wilson-Raybould, ka thënë dorëheqje nga posti i saj.

Ajo ka dhënë dorëheqje me 12 shkurt të këtij viti, pas më pak se një muaji punë, shkruan Euronews.

Ndërsa Kryeministrit Justin Trudeau, i është dashur që ministrin e Bujqësisë, Lawrence MacAulay, ta emërojë ministër të Drejtësisë.

Wilson-Raybould ka dëshmuar se gjatë vitit të kaluar, zyrtarë të Qeverisë kanë ndihmuar firmën e ndërtimit ‘SNC-Lavalin Group Inc’ që t’i shmanget një gjykimi lidhur me korrupsionin.

Këto komente kanë bërë që drejtuesit e partisë opozitare në Kanada, ta kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Trudeau.

Ndërsa ky i fundit i ka mohuar akuzat dhe nuk ka pranuar që të përgjigjet para gazetarëve rreth rastit ‘SNC-Lavalin Group Inc’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat