Vdes në burg 'Gjarpri', ish-drejtuesi i bandës së New York-ut

Amerika

Vdes në burg 'Gjarpri', ish-drejtuesi i bandës së New York-ut

Më: 9 mars 2019 Në ora: 20:43
Carmine Persico

Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-bosi i bandës së New York-ut, Carmine Persico. I njohur ndryshe si “The snake” (gjarpri), Persico vuante dënimin e dhënë që prej 33 vjetësh. Shkak i vdekjes së 85-vjeçarit është bërë një komplikacion ne sëmundjen e diabetit.

Persico mendohet se arrinte ta kontrollonte bandën e tij që nga ambientet e burgut. Ai lindi në Brooklyn në vitin 1933, ndërsa krimin e parë e kreu kur ishte adoleshent. Krim për të cilin vuajti disa vite burg. Po në këtë moshë "Gjarpri" braktisi shkollën dhe më pas krijoi një bandë periferike në rrugët e Brooklyn.

Banda e tij arriti shumë shpejtë të bëhej pjesë e 5 familjeve më të mëdha të mafias italo-amerikan në atë kohë. Drejtësia amerikane e akuzon "Gjarprin" për më shumë se 20 vrasje. Gjithashtu ai akuzohej për grabitje të dhunshme me armë, rrëmbime, e përdhunime.

Ndërkohë avokati i Persico hedh akuza duke deklaruar se ndaj klientit të tij nuk është treguar kujdesi i nevojshëm ku si pasojë solli vdekjen e tij. Persico la pas gruan, dy fëmijë dhe 15 nipër e mbesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat