Trump gjen zëvendësuesin e Shërbimeve Sekrete

Amerika

Trump gjen zëvendësuesin e Shërbimeve Sekrete

Më: 9 prill 2019 Në ora: 07:09
James Murray

Shefi i Shërbimeve Sekrete (USSS), policia prestigjioze elitare e ngarkuar me mbrojtjen e presidentit të SHBA-së, do të largohet nga posti i tij, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë pa dhënë arsyet e këtij largimi të papritur.

“Drejtori i Shërbimeve Sekrete, Randolph Alles do të largohet së shpejti dhe presidenti Trump ka zgjedhur James Murray, që ka bërë karrierë brenda USSS-së, për ta zëvendësuar duke filluar nga muaji maj”, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënëse e ekzekutivit amerikan.

Kjo deklaratë vjen një ditë nga largimi i ministrit të Sigurisë së Brendshme, Kirstjen Nielsen.

Me më shumë se 6.500 forca, Shërbimet Sekrete janë pjesë e kësaj ministrie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat