Vinçi shtyp veturat në SHBA, katër të vdekur

Amerika

Vinçi shtyp veturat në SHBA, katër të vdekur

Më: 28 prill 2019 Në ora: 08:54
Pamje nga aksidenti

Komandanti i zjarrfikësve në Seattle të Shteteve të Bashkuara njoftoi se katër njerëz kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar kur një vinç i ndërtimtarisë u rrëzua të shtunën në qendër të këtij qyteti, me ç’rast i shtypi gjashtë vetura.

Shefi i zjarrfikësve, Harold Scoggins, tha se katër viktimat nuk kishin shenja jete në momentin kur zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes. Dy nga të vdekurit ishin punëtorë që e drejtonin vinçin dhe dy të tjerët ndodheshin në veturat e tyre.

Scoggins tha se tre të lënduarit, përfshirë një nënë dhe një foshnjë, janë dërguar në spital, ndërsa një tjetër është mjekuar në vendin e ngjarjes. Hetuesit janë duke e hetuar shkaktarin e rrëzimit të vinçit.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë për të vdekurit dhe të lënduarit”, tha kryetarja e qytetit Seattle, Jenny Durkan.

“Ishte e tmerrshme. Era ishte shumë e fuqishme”, tha Esther Nelson, dëshmitare e këtij aksidenti. Ajo shtoi se vinçi u thye në mes.

Në këtë qytet janë ngritur shumë vinça të ndërtimtarisë për shkak se disa kompani të mëdha po ndërtojnë qendrat e tyre në këtë vend. Në janar në Seattle ndodheshin 60 vinça ndërtimtarie, më shumë se në secilin qytet tjetër amerikan, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat