Ish-avokati i Trump shkon sot në burg

Amerika

Ish-avokati i Trump shkon sot në burg

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:10
Michael Cohen

Ish-avokati i presidentit amerikan Donald Trump, Michael Cohen, do të fillojë të vuajë dënimin trevjeçar sot.

Ai është dënuar për shkelje të rregulloreve të financimit të fushatës, transmeton AP.

Cohen duhet të lajmërohet në burgun e Otiswil, rreth 110 kilometra në veriperëndim të Nju Jorkut në ora 14:00 sipas kohës lokale.

Ish-avokati i Trump fillimisht është dashur të nisë vuajtjen e dënimit në mars, por gjyqtari e lejoi atë dy muaj jashtë për t'u rikuperuar nga operacioni në krahë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat