Ligjvënësit e Alabama kanë miratuar një projektligj për të nxjerrë jashtë ligjit në mënyrë të drejtpërdrejtë abortin, i cili do të jetë ligji më i rreptë i SHBA, raporton BBC.
Senati i shtetit miratoi ligjin me 25 vota me gjashtë kundër, duke hedhur poshtë përjashtimet për rastet e përdhunimit apo incestit.
Guvernatorja republikane Kay Ivey nuk ka thënë nëse do ta nënshkruajë këtë ligj, megjithëse ajo është e njohur si një kundërshtare e fortë e abortit.
Aktivistët shpresojnë se do të sfidojë një vendim të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të vitit 1973 që legalizoi abortin në SHBA.
Ligji u miratua 74 me 3 vota më parë këtë muaj në Dhomën e Përfaqësuesve të Alabama.
Aborti do të lejohej vetëm në rrethana të caktuara për të mbrojtur shëndetin e nënës.
Organizata Kombëtare për Gratë e quajti ndalimin “jokushtetues” dhe tha se ishte “një përpjekje transparente për të nxitur mbështetjen politike për kandidatët anti-abort në zgjedhjet e ardhshme”.