Rreth 21 mijë gra amerikane porositën tableta për abort përmes internetit - Bota Sot
Rreth 21 mijë gra amerikane porositën tableta për abort përmes internetit

Amerika

Rreth 21 mijë gra amerikane porositën tableta për abort përmes internetit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:43
SHBA

Sipas disa të dhënave, dhjetëra mijëra gra amerikane kanë porositur tableta për abort përmes internetit në gjashtë muajt e kaluar. Këto shifra dëshmojnë për vështirësitë e jashtëzakonshme për të siguruar qasje në shërbimin e abortit në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat e siguruara nga gazeta “The Guardian” tregojnë se 21 mijë gra kanë bërë kërkesë për abort nga tetori i vitit 2018 deri në mars të këtij viti nga shoqata humanitare “Aid Access”. Më shumë se një e treta e këtyre grave i kanë marrë këto tableta përmes postës. Mësohet se shumica e tyre jetojnë në shtetet që kanë ligje të ashpra për abortin.

Gratë që i morën këto tableta thanë se janë të zhgënjyera për shkak të pamundësisë për qasje në shërbime të lira lokale për të kryer aborte. Disa prej tyre madje thanë se i kanë shqyrtuar masat ekstreme për t’i dhënë fund shtatzënive të tyre.

“Realiteti në terren tashmë është dëshpërues”, tha Rebecca Gomperts, themeluese e shoqatës “Aid Access”, e cila ofron shitje të barnave për abort përmes internetit. “Nëse një grua nuk ka qasje në një abort normal në Shtetet e Bashkuara, ato do të bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund shtatzënisë së tyre”, shtoi ajo.

Javën e kaluar, Alabama e miratoi ligjin për ndalim të abortit, ndërsa katër shtete tjera tashmë kanë miratuar ligje më të buta për këtë çështje, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...