SHBA-ja shton akuzat kundër themeluesit të Wikileaks, Julian Assange - Bota Sot
SHBA-ja shton akuzat kundër themeluesit të Wikileaks, Julian Assange

Amerika

SHBA-ja shton akuzat kundër themeluesit të Wikileaks, Julian Assange

Më: 24 maj 2019 Në ora: 08:23
Julian Assange

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara paraqitën akuza të reja penale kundër themeluesit të Wikileaks Julian Assange, duke e akuzuar atë për shkaktimin e dëmit të madh ndaj Shteteve të Bashkuara duke publikuar mijëra dokumente të klasifikuara.

Aktakuza e re me 18 pika, është ngritur nën Aktin e Spiunazhit, duke akuzuar Assange për udhëzimin e një analisti të zbulimit të Ushtrisë së SHBA-së për të nxjerr materiale të fshehta.

Rrjedhja e materialeve ishte një nga komprometimet më të mëdha të informacionit të fshehtë në historinë e SHBA-së.

Aktualisht Assange është në paraburgim në Londër pasi u arrestua në muajin prill në Ambasadën e Ekuadorit, ku ai ishte fshehur për disa vjet.

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ekstradimin e tij.

"Asnjë aktor i përgjegjshëm, gazetar apo tjetër, nuk do të publikonte me qëllim emrat e individëve që ai ose ajo e dinte të ishin burime konfidenciale, duke i ekspozuar ato ndaj rreziqeve të mëdha", tha në një deklaratë Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John Demers.

Akuzat e reja në bazë të ligjit të spiunazhit shkojnë përtej akuzës fillestare të bërë publike muajin e kaluar. Ajo e akuzoi atë për komplot me analisten e ushtrisë, Chelsea Manning.

Materialet e klasifikuara, të publikuara nga Wikileaks, përfshinin emrat e njerëzve që ndihmuan forcat amerikane në Irak dhe Afganistan dhe diplomatë të SHBA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...