Ushtaraku 21-vjeçar vdes në aksident, prindërit bëjnë veprimin prekës

Amerika

Ushtaraku 21-vjeçar vdes në aksident, prindërit bëjnë veprimin prekës

Më: 24 maj 2019 Në ora: 08:43
Peter Zhu

Një kadet i ushtrisë 21 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti në akull. Megjithatë i riu do mund të ketë fëmijë, pasi prindërit arritën të marrin autorizimin në gjykatë që t'i merret sperma, në mënyrë që të bëhen me nipër.

Historia e pazakontë vjen nga New York dhe ka si protagoniste një familje me origjinë kineze por prej vitesh në Amerikë,

Ushtari i ndjerë Peter Zhu, ishte kadet në akademinë amerikane të West Point. I riu u nda nga jeta në muajin shkurt, por prindërit arritën që të merrnin autorizimin e një gjykate në New York që ti nxirrnin dhe ngrinin spermën e tij.

Kështu gjyqtari John Colangelo, lejoi me vendimin e kësaj të hëne që sperma e Peter të vendosej tek një nënë që ofronte mitrën e saj, në mënyrë që prindërit e Peter të bëhen me nipër dhe të ruajnë kujtimin e tij.

Megjithatë familja Zhu nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, teksa vendosi dhurimin e organeve të të riut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat