Si e kalojnë kohën Melania dhe Trump në aeroplanin presidencial

Amerika

Si e kalojnë kohën Melania dhe Trump në aeroplanin presidencial

Më: 26 maj 2019 Në ora: 18:03
Donald Trump dhe Melania Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ‘rituale’ të pazakonta kur udhëton në një aeroport presidencial.

Në fakt, anëtarët aktivë dhe të mëparshëm të administratës Trump pretendojnë se udhëtimi me presidentin, sidomos jashtë shtetit, mund të jetë mjaft i pafavorshëm për shkak të faktit se presidenti në aeroplan shikon Fox News dhe situata bëhet e tensionuar kur kontributet negative shfaqen në të.

Anëtarët e administratës së tij zbuluan se Trump kalon kohën në kabinën e përparme, duke ngrënë, duke shikuar televizor ose duke lexuar gazeta. Gjithashtu, duke biseduar me stafin dhe telefonatat, i thërret shokët dhe simpatizantët e tij dhe në momentin kur sheh diçka që e shqetëson në televizion, ai i kërkon dikujt të ndryshojë programin e tij.

Por kjo nuk është e tëra. Trump gjithashtu ka zakon të zgjohet në mes të natës  për të diskutuar për takimet e tij të ardhshme me burrështetasit e huaj ose të planifikojë se çfarë do t'i përgjigjet mediave.

Një anëtar i administratës së tij gjithashtu zbuloi se Trump shpesh fokusohet në lajme negative për veten e tij, sesa të përqendrohet në takimet e tij gjatë udhëtimeve zyrtare.

"Ai pothuajse nuk fle," tha një nga anëtarët e administratës për CNN.

Megjithatë, kjo sigurisht nuk është e habitshme duke pasur parasysh faktin se dihet se presidenti zakonisht fle vetëm disa orë në ditë dhe në aeroplan fle edhe më pak. Ai gjithashtu kalon kohën duke u treguar bashkëpunëtorëve të tij për sportin.

Ai dhe Melania Trump në aeroplan nuk qëndrojnë së bashku, dhe sidomos jo vetëm.

Megjithëse pritet që aeroplani presidencial të nënkuptojë prestigj, aty nuk ka vende të gjumit, dhe anëtarët e administratës flenë në kolltukë duke vënë këmbët në tryezë. Të tjerë flenë në dysheme të dhomave të konferencave, shkruan Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat