Tornado vdekjeprurës godet Oklahomën për herë të dytë brenda 6 vjetësh - Bota Sot
Tornado vdekjeprurës godet Oklahomën për herë të dytë brenda 6 vjetësh

Amerika

Tornado vdekjeprurës godet Oklahomën për herë të dytë brenda 6 vjetësh

Më: 26 maj 2019 Në ora: 18:44
Oklahomë

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe një numër i madh të tjerësh konsiderohen të zhdukur si pasojë e një tornado që ka goditur El Reno në Oklahoma, për herë të dytë brenda gjashtë vjetësh.

Zyrtarët thonë se si pasojë e tornados janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë edhe një hotel në të cilin ndodheshin më shumë se 30 persona.

Tornado goditi El Reno gjatë orëve të natës së kaluar, duke shkaktuar dëme edhe në zonën e Oklahoma City.

Prefekti i El Rono, Matt White gjatë një konference për media sot ka përshkuar gjendjen si të tmerrshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...