Trump nuk do ta shkarkojë këshilltaren e Shtëpisë së Bardhë edhe pse shkeli ligjin

Amerika

Trump nuk do ta shkarkojë këshilltaren e Shtëpisë së Bardhë edhe pse shkeli ligjin

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 19:24
Kellyanne Conway/ Trump

Presidenti Donald Trump thotë se nuk do ta shkarkojë këshilltaren e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway, edhe pse një agjenci federale e mbikqyrjes rekomandoi heqjen e saj për shkelje të përsëritur të një ligji i cili kufizon veprimtaritë politike nga ana e punonjësve të qeverisë.

Presidenti Trump tha në programin Fox & Friends se ai u informua të enjten për hetimin e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm. Ai shtoi se "mua më duket se ata po përpiqen t'i heqin asaj të drejtën e fjalës së lirë dhe kjo nuk është e drejtë".

Zyra e Prokurorit të Posaçëm, e cila nuk ka lidhje me zyrën e Prokurorit Robert Mueller, tha në një letër drejtuar presidentit se zonja Conway është "shkelëse e përsëritur" e ligjit të quajtur Hatch, që kufizon veprimtaritë politike të punonjësve qeveritarë.

Sipas kësaj zyre, ajo ka denigruar kandidatët demokratë për president duke folur në cilësinë e saj si zyrtare e qeverisë gjatë intervistave televizive dhe në media. Presidenti Trump tha se zonja Conway, "duhet të gëzojë të drejtën e përgjigjes ndaj pyetjeve që i bëhen'' në media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat