Biden: Nuk e prita që Harris të më sulmonte aq ashpër

Amerika

Biden: Nuk e prita që Harris të më sulmonte aq ashpër

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 20:15
Ish-zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Ish-zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një intervistë ekskluzive për CNN këtë të premte, ka thënë se ai nuk e priste që senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris, ta konfrontonte atë në çështjen e racizmit, në atë mënyrë që ajo e bëri gjatë debatit partiak.

Biden tha se ndërkohë që ai ishte i përgatitur që të ishte pika e fokusit në debatin e javës së kaluar, ai nuk e priste që Harris do të ishte kandidatja që do të përballej me të. Ai gjithashtu tha se nuk e priste që të fajësohej për çështje racizmi, duke i pasur parasysh sa shumë ka bërë ai për të drejtat e njeriut.

“Isha i përgatitur që ata të më sulmonin mua, por nuk isha i përgatitur që dikush të më sulmonte në atë mënyrë që ajo e bëri ndaj meje” tha Biden për CNN, duke shtuar se ai nuk e priste për shkak se e njihte senatoren Harris madje ajo e njihte edhe djalin e saj që ka vdekur, Beau Biden.

Harris, një ish-prokurore, u përplas me Biden gjatë debatit të Partisë Demokratike, për çështje racore, ku Harris e akuzoi Bidenin se gjatë viteve të 70-ta, ai personalisht ishte kundër kuotave që njerëzit me ngjyrë të jeni pjesë e shkollave të përbashkëta, për shkak se e dëmtonte kualitetin e shkollave.

Përplasja mes dy demokratëve ishte kulmi i natës së dytë në debat dhe kjo e ndihmoi shumë senatoren Harris që të ngritej në sondazhe, duke bërë që të zvogëlohet përqindja e demokratëve që e përkrahin Bidenin.

Në këtë intervistë, Biden gjithashtu shprehu skepticizmin se Partia Demokratike mund të thellohet në ideologji të majtë, duke këshilluar se “Sigurimi shëndetësor për të gjithë” nuk është i arsyeshëm, duke argumentuar se shumica e Demokratëve kanë më shumë ideologji “të majtë qendre” sesa “e majtë e largët”. Ai shtoi se ata që kanë ideologjia “e majtë e thellë” nuk siguron që Demokratët të fitojnë në garën për President.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat