Taksia përfundon brenda lokalit të njohur, 8 të plagosur

Amerika

Taksia përfundon brenda lokalit të njohur, 8 të plagosur

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 15:48
Pamje nga video

Një taksi përfundoi e përplasur me një restorant në Manhattan, SHBA, duke u futur brenda tij.

Moment paniku janë përjetuar në qendër të New York, pasi automjeti hyri në ndërtesën që ndodhet në 54th Street të Ninth Avenue, ku ndodhet restoranti i njohur West’s Hell’s Kitchen.

Si pasojë e aksidentit të kësaj të enjteje, tetë persona mbetën të plagosur, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të larguar taksinë nga restoranti, teksa shumë klientë mbetën të terrorizuar, shkruan noa.al, duke sjellë edhe pamjet.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se një person i ka prerë rrugën taksistit M.D. Shulaiman, duke e nxjerrë nga rruga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat