SHBA-ja dyshon se Irani ka konfiskuar një cisternë të naftës - Bota Sot
SHBA-ja dyshon se Irani ka konfiskuar një cisternë të naftës

Amerika

SHBA-ja dyshon se Irani ka konfiskuar një cisternë të naftës

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Irani thotë se ka ndihmuar një cisternë të huaj të naftës në Ngushticën e Hormuzit, përderisa Shtetet e Bashkuara kanë dyshime se Teherani e ka konfiskuar transportuesin.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Musavi, tha më 17 korrik, se vendi tërhoqi një cisternë të paidentifikuar në port, pasi ajo pësoi një problem teknik.

Por, Shtetet e Bashkuara thanë se transportuesi i naftës, nuk kishte qenë në kontakt me pronarin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një shërbim online për përcjelljen e transportuesve të naftës i quajtur “TankerTrackers”, tha se cisterna kaloi në ujërat iraniane më 14 korrik.

Ngushtica e Hormuzit, është një vendkalim për gati një të tretën e gjithë naftës që tregtohet nga deti.

Uashingtoni "ka dyshime" se Irani e konfiskoi cisternën, i tha një zyrtar i mbrojtjes i SHBA-së, agjencisë Associated Press.

Incidenti vjen mes tensioneve të larta midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Britania konfiskoi një cisternë iraniane jashtë brigjeve të Gjibraltarit më 4 korrik, pas dyshimeve se po shkelë sanksionet e BE-së, duke dërguar naftë në Siri.

Irani ka bërë thirrje që Londra të lirojë cisternën dhe ka kërcënuar të kapë anijet britanike në hakmarrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...