Policia jep detaje për sulmin në Teksas, ku mbetën të vdekur disa persona

Amerika

Policia jep detaje për sulmin në Teksas, ku mbetën të vdekur disa persona

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 20:20
Teksas

(E plotësuar) - Raportohet për vdekjen e shumë personave pas të shtënave që kanë ndodhur pak orë më parë në një qendër tregtare ne El Paso të Teksasit, raporton policia.

Të shtënat ndodhën rreth orës 18:00.

Policia paralajmëroi banorët që të largoheshin nga qendra Cielo Vista, e cila është vetëm disa milje larg nga kufiri SHBA-Meksikë.

Në zëdhënës i policisë në vendngjarje konfirmoi se kishte vdekje por ende nuk dihet numri i saktë.

Tre persona raportohet se janë në paraburgim.

Disa njerëz të plagosur janë transportuar në spital.

Rreth një ore pas sulmit, policia në El Paso bëri një cicërimë në Twitter se kishte marrë një thirrje për shumë të armatosur në qendër.

***

Policia në shtetin Teksas njofton në këto momente se në një qendër komerciale në qytetin El Paso po shpaloset një incident me armë zjarri.

Policia njoftoi përmes një postimi në Twitter për incidentin duke u bërë thirrje njerëzve të mos i afrohen zonës ku ndodhet një qendër shitblerjeje e njohur si Cielo Vista Mall.

Kanali lokal i lajmeve KVIA tha se situata po zhvillohej në një dyqan Walmart.

Rrjeti i lajmeve CNN njofton se tre restorante në zonë kanë mbyllur dyert duke reaguar ndaj situatës emergjente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat