Trump kërkon përfshirjen e Rusisë dhe Kinës në një traktat të ri për raketat

Amerika

Trump kërkon përfshirjen e Rusisë dhe Kinës në një traktat të ri për raketat

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 20:46
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu mbështetjen e tij për integrimin e Kinës dhe Rusisë, në një traktat të ri të mundshëm për raketat bërthamore që do të zëvendësonte traktatin emblematik INF, përfundimi i së cilit u nënshkrua zyrtarisht një ditë më parë.

”Ne do të donim të përfshinim Kinën në një moment të caktuar”, deklaroi ai të premten, pasi siguroi një ditë më parë se Rusia kërkon të ndërmarrë diçka në lidhje me një traktat bërthamor.

Ai shtoi se do të ishte një gjë shumë e mirë për botën dhe për të tre shtetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat