Përsëri sulm në SHBA, mbesin 9 të vdekur dhe 27 të plagosur

Amerika

Përsëri sulm në SHBA, mbesin 9 të vdekur dhe 27 të plagosur

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Nëntë njerëz u vranë dhe të paktën 27 të plagosur mbetën të dielën nga të shtënat në një klubit popullor tënatës në qendër të qytetit Dejton të Ohios së SHBA-ve, sipas policisë.

Oficerët vranë të dyshuarin e vetëm pasi ai qëlloi për më pak se një minutë me një armë “me kapacitet të lartë”, tha Nan Whaley, oficer.

Deb Decker, zyrtar për informim publik për Montgomery County, tha që si armë sulmi u përdor një automatik.

Ngjarja pasoi 13 orë pas një sulmi që la 20 të vdekur në El Paso, Texas.

Burri i armatosur është identifikuar si Connor Betts, 24 vjeç, sipas burimeve lokale dhe federale të zbatimit të ligjit.

FBI dhe zbatuesit vendor të ligjit kanë dhënë urdhër bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarit në Bellbrook, Ohio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat