Nëna e tre fëmijëve u vra në Teksas duke mbrojtur djalin dymuajsh - Bota Sot
Nëna e tre fëmijëve u vra në Teksas duke mbrojtur djalin dymuajsh

Amerika

Nëna e tre fëmijëve u vra në Teksas duke mbrojtur djalin dymuajsh

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 20:47
Jordan Anchondo

Një nënë e tre fëmijëve u vra në sulmin e djeshme në Teksas, ndërsa po e mbronte djalin e saj të vogël, ka thënë motra e saj.

Jordan Anchondo, 24 vjeçare, ishte një nga 20 personat që u qëlluan për vdekje në një qendër tregtare në El Paso.

Motra e saj, Leta Jamrowski, tha se ajo po bënte blerje shkollore kur vrasësi hapi zjarr.

Kur filluan të shtënat, ajo ra mbi djalin e saj dy muajsh në një përpjekje për të shpëtuar jetën e tij.

Fëmija i mbijetoi të shtënave me kocka të thyera. Djali i të ndjerës po trajtohet në një spital në El Paso.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...