5 vjeçari thërret policinë: Më sillni një picë se jam i uritur

Amerika

5 vjeçari thërret policinë: Më sillni një picë se jam i uritur

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 09:58
Policia me 5-vjeçarin

Një djalosh 5-vjeçar mori shërbimin e emergjencave në Florida duke kërkuar që t’i sillnin një picë sepse ishte i uritur.

Departamenti i Policisë së Sanfordit njoftoi se iu kishte përgjigjur telefonatës dhe shkuan në shtëpinë e djaloshit për të parë kushtet në të cilat jetonte.

Oficerët e policisë takuan 5-vjeçarin dhe motrën e tij më të madhe e cila i siguroi autoritetet se ata janë mirë dhe se vëllai i saj i vogël e kishte telefonuar policinë pa dijeninë e saj.

Policët i treguan 5-vjeçarit se thirrja në 911 ishte vetëm për raste emergjente dhe më pas shkuan për të blerë një picë të madhe së bashku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat