Arrestohet personi i dyshuar për plagosjen e 6 policëve në Filadelfi

Amerika

Arrestohet personi i dyshuar për plagosjen e 6 policëve në Filadelfi

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 17:09
Filadelfi

Të enjten herët në mëngjes policia e qytetit të Filadelfias arrestoi një të dyshuar, i cili plagosi me armë zjarri gjashtë oficerë policie. Policët morrën plagë të lehta që nuk u rrezikojnë jetën.

Përpara se të vetëdorëzohej i dyshuari ishte futur në një shtëpi në zonën e njohur me emrin Tioga-Nicetown. Oficerët po kryenin një kontroll për narkotikë dhe ndërsa ndodheshin brenda banesës nisi shkëmbimi i zjarrit me personin e armatosur. Autoritetet thanë se personi i armatosur nuk pranoi të komunikonte me ta gjatë gjithë kohës që qëndronte i mbyllur në shtëpi dhe i rrethuar nga policia.

"Po flisja me një prej oficerëve që kishte një plagë të lehtë në kokë. Ai kishte dy djem të vegjël, rreth 9 dhe 10 vjeç. Po mendoja se si jeta e tyre mund të ndryshonte vetëm brenda pak çastesh”, tha kryetari i bashkisë së Filadelfias Jim Kenney.

Ndërkohë zëdhënësi i policisë njoftoi se të gjashtë oficerët e plagosur dolën nga spitali të mërkurën vonë në mbrëmje.

Dy oficerë policie qëndruan të bllokuar brenda shtëpisë ku ndodhej personi i armatosur për më shumë se katër orë, përpara se të evakuoheshin të sigurt prej andej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat