Gjendet një mesazh në shishe i shkruar 50 vite më parë

Amerika

Gjendet një mesazh në shishe i shkruar 50 vite më parë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Në Alaskë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është gjetur një letër brenda një shisheje e shkruar para 50 vitesh nga një oficer detar rus.

Tiler Ivanof në qytetin Shishmaref ndërkohë që kërkonte dru zjarri, ka gjetur një letër brenda një shisheje.

Ai theksoi se “kur e ka parë se shkrimi në këtë letër është në rusisht dhe nuk mund ta lexojë e ka postuar në rrjetet sociale”.

Nëpërmjet ndihmës së shokëve të tij që dinë rusisht kanë zbuluar se letra është shkruar më 20 qershor 1969 nga një oficer rus Anatoli Bocanenko.

Ndërkohë kanali shtetëror televiziv i Rusisë, “Russia-1”, ka kontaktuar personin që e ka shkruar letrën, zotin Bocanenko, i cili fillimisht ishte skeptik se kjo letër ishte e tija por pasi pa nënshkrimin u bind.

Bocanenko në kohën kur e ka shkruar letrën ishte 36 vjeç dhe punonte në anijen e quajtur “Sulak”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat