KS i OKB-së diskuton për testimin e raketës nga ana e SHBA-së

Amerika

KS i OKB-së diskuton për testimin e raketës nga ana e SHBA-së

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:23
Foto ilustruese

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim të hapur më 22 gusht, me kërkesën e Rusisë dhe Kinës, për të diskutuar mbi testin e fundit të një rakete nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Në kërkesën e Rusisë u tha se takimi mbahet pas "deklaratave të zyrtarëve amerikanë mbi planet e tyre për të zhvilluar dhe vendosur raketa me rreze të mesme", njoftoi Reuters.

Një traktat tre-dekadësh i vjetër i armëve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, u shfuqizua në fillim të këtij muaji.

interval midis 500 dhe 5,500 kilometra.

Shtetet e Bashkuara në muajin shkurt njoftuan se kishin planifikuar të tërhiqeshin nga marrëveshja, duker caktuar një periudhe tërheqjeje gjashtë mujore, pasi akuzuan Rusinë për vite me rradhë për shkeljen e paktit.

Zëvendës-ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky, tha se "ka shumë kërcënime dhe kjo është urgjente, ne jemi në prag të një gare të re të armëve, ne duam të diskutojmë çështjen".

Pentagoni në fillim të kësaj jave tha se kishte gjuajtur një raketë, që goditi një objektiv, pas më shumë se 500 kilometrave fluturim. Kjo ishte prova e parë e tillë, që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga traktati i INF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat