SHBA synon heqjen e kufizimeve kohore për ndalim të fëmijëve migrantë - Bota Sot
SHBA synon heqjen e kufizimeve kohore për ndalim të fëmijëve migrantë

Amerika

SHBA synon heqjen e kufizimeve kohore për ndalim të fëmijëve migrantë

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 14:44
Pamje nga kufiri jugor në SHBA.

Familjet migrante që kalojnë ilegalisht kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara mund të ndalohen pa afat kohor, sipas një rregulli të ri të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Kjo masë zëvendëson një marrëveshje që parashihte kufizim të kohës që qeveria mund të mbante fëmijët migrantë në mbajtje.

Ky vendim i bërë publik nga ushtruesi i detyrës së Sekretarit amerikan për Siguri Kombëtare, Kevin McAleenan, pritet të nisë së zbatuari në 60 ditë.

Meksika në anën tjetër ka shprehur shqetësim dhe ka thënë se po konsideron marrjen e hapave ligjorë.

Ministria e Jashtme e Meksikës ka thënë se ndalimi i fëmijëve dhe adoleshentëve “mund të zgjatet pafundësisht, duke marrë parasysh vonesat e vazhdueshme në kryerje të rasteve të migrimit”.

Kjo masë pritet të përfshijë edhe sfida tjera ligjore.

Zyrtarë për siguri kombëtare besojnë se kufizimet kohore në ndalimet e migrantëve kanë nxitur rritje të shkallës së migrimit nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së këtë vit.

Ata argumentojnë se rregullat e reja do të zmbrapsin besimin se dërgimi i fëmijëve në SHBA, është “pasaportë” për liri pas një kohe të shkurtër.

Unioni Amerikan për Liri Civile ka dënuar këtë politikë duke thënë se, “Qeveria nuk duhet të burgosë fëmijët dhe nuk duhet të synojë që të burgosë më shumë fëmijë”.

Kjo masë vjen teksa Shtëpia e Bardhë synon të ratifikojë një rregull që u ndalon migrantëve legalë qasjen në shërbime sociale, siç janë ndihmat ushqimore.

Administrata Trump po ashtu ka nisur procedura për t’i dhënë fund mbrojtjes së azilit për shumicën e migrantëve nga Amerika Qendrore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...