Azevedo e Silva: Zjarret në Amazonë janë nën kontroll

Amerika

Azevedo e Silva: Zjarret në Amazonë janë nën kontroll

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Ministri brazilian i Mbrojtjes, Fernando Azevedo e Silva konfirmoi se zjarret në Amazonë ishin nën kontroll, pas dërgimit të më shumë se 2 500 ushtarëve.

“Situata nuk është shumë e rënduar”, shtoi Fernando Azevedo e Silva, i cili konfirmoi para gazetarëve, pas një takimi me presidentin Jair Bolsonaro, se Brazili kishte përjetuar për disa vite shume zjarre edhe më të rënda.

“Situata nuk është e thjeshtë, por është nën kontroll”, shtoi ai duke nënvizuar ndihmën nga shirat e rënë në perëndim të Amazonës, por duke e vënë theksin tek një situatë më pak shqetësuese në tre shtete, si ai i Rondonias, kufi me Bolivinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat