Rekord Guinnes/ Meksikë, 900 vetë duke kërcyer

Amerika

Rekord Guinnes/ Meksikë, 900 vetë duke kërcyer

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 15:14
Meksik

Rreth 900 persona kërcyen dhe kënduan me muzikën e mariachi-ve në qytetin meksikan të Guadalajara-s, për të vendosur një rekord Guinnes për kërcimin më të madh në botë të muzikës folk.

I nxehti i madh nuk mundi të prekë entuziazmin e 882 burrave dhe grave që veshën kostumet e tyre tradicionale, plot me ngjyra, për të thyer rekordin e mëparshëm, të vendosur po në Guadalajara, në 2011, me 457 pjesëmarrës.

“Ky rekord i ri tregon se traditat tona vazhdojnë të përhapen edhe tek të rinjtë”, shprehet një qytetar.

Kërcimtarëve u kërkohej të performonin një rutinë të koreografuar për të paktën pesë minuta pa ndërprerje, në mënyrë që të kualifikoheshin për rekordin. Po ashtu kostumet e tyre u vlerësuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat