Pamje të tmerrshme, uragani “Dorian” godet Kanadanë, qytetarët në panik

Amerika

Pamje të tmerrshme, uragani “Dorian” godet Kanadanë, qytetarët në panik

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 07:56
Ilustrim

“Dorian” vazhdon të krijojë probleme serioze.

Prej disa ditësh, uragani i frikshëm “Dorian” është kthyer në tmerrin e amerikanëve.

Pasi shkatërroi disa vende të SHBA, uragani ka goditur edhe Kanadanë, duke rrëzuar shumë pemë dhe ndërprerë energjinë elektrike në provincën Nova Scotia. Mediet e huaja raportojnë se janë rreth 450 000 shtëpi pa energji elektrike, ndërsa shkatërrimet janë të mëdha.

Uragani të shtunën goditi Halifax-in dhe tani është drejtuar për në Newfoundland. Erërat e uraganit, që po kthehet tashmë edhe në tmerrin e Kanadasë kapin një shpejtësi prej 160 km/orë.

Kujtojmë që Bahamas-i është vendi më i prekur nga uragani “Dorian” dhe numri i të vdekurve ka shkuar në 43. Autoritetet thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat