Kishte marrë peng një burrë dhe një grua, Policia e Çikagos publikon pamjet e ekzekutimit të personit të dyshuar

Amerika

Kishte marrë peng një burrë dhe një grua, Policia e Çikagos publikon pamjet e ekzekutimit të personit të dyshuar

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 12:44
Foto

Policia e Çikagos ka bërë publike pamjet e filmuara nga kamerat e trupit të efektivëve, gjatë një operacioni që përfundoi me ekzekutimin e personit të dyshuar.

Pamjet e filmuara më 8 korrik të këtij viti, shfajësojnë efektivët për vrasjen e 42-vjeçarit Luis Vasquez.

Ky i fundit dyshohej se kishte marrë peng një burrë dhe një grua, të cilët ishin arratisur nga banesa e 42-vjeçarit në momentin që atë e kishte zënë gjumi.

Pasi shpëtuan ata njoftuan policinë, e cila mbërriti në banesën e Vasquez dhe gjatë tentativës për ta arrestuar e kanë qëlluar për vdekje.

Në pamje dallohet momenti kur efektivët hyjnë në dhomën ku ndodhej 42-vjeçari, i cili ishte në gjumë.

Por në momentin që ai ka parë policët ka tentuar të rrëmbejë armën, e ta drejtojë nga ta, por këta të fundit të kërcënuar nga gjesti e kanë qëlluar për vdekje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat