Pompeo akuzon demokratët se po "frikësojnë" zyrtarët e DASH-it - Bota Sot
Pompeo akuzon demokratët se po "frikësojnë" zyrtarët e DASH-it

Amerika

Pompeo akuzon demokratët se po "frikësojnë" zyrtarët e DASH-it

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 22:14
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi demokratët se po përpiqen të "frikësojnë" zyrtarët e Departamentit të Shtetit në kërkimin e dëshmive, si pjesë e hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

“Datat e kërkuara që zyrtarët të paraqiten vullnetarisht para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve janë "jo të realizueshme", ka thënë Pompeo.

"Unë do të përdor të gjitha mjetet që kam në dispozicion, të parandaloj çdo përpjekje për të trembur profesionistët e përkushtuar", shtoi ai.

Tri komitete të Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequra nga demokratët kanë planifikuar seancat e dëshmive me pesë ish zyrtarë dhe zyrtarë aktual të Departamentit të Shtetit, gjatë dy javëve të ardhshme.

Hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve që përbën pjesën e parë të procesit të shkarkimit të presidentit amerikan, u nxit nga një ankesë e një informatori, i cili pretendon se gjatë një bisede telefonike presidenti Trumpit i kishte bërë presion presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy për të hetuar ish nënpresidentin, Joe Biden.

Biden është njëri nga pretendentët kryesor për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Trump ka mohuar se ka tentuar ta detyrojë Zelenskyin për të nisur hetime rreth korrupsionit për Bidenin dhe djalin e tij, në këmbim të ndihmës ushtarake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...