Varroset 30-vjeçarja dhe 4 fëmijët e saj - Bota Sot
Varroset 30-vjeçarja dhe 4 fëmijët e saj

Amerika

Varroset 30-vjeçarja dhe 4 fëmijët e saj

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:34
Pamje nga varrimi

Me qindra persona u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit një nëne, dy binjakëve të saj dhe dy fëmijëve të tjerë, në një qytezë të themeluar nga mormonët në Meksikë.

Rhonita Miller LeBaron, 30-vjeçe dhe 4  fëmijët e saj u qëlluan për vdekje të hënën. Pas ekzekutimit dyshohet se qëndrojnë kartelet e drogës. Breshëria e plumbave preku edhe dy automjetet të tjera, duke vrarë në total 3 gra dhe 6 fëmijë, në një rrugë të izoluar në kodrat e Sonora.

Të gjithë viktimat kishin nënshtetësi të dyfishtë, amerikane e meksikane.

Image

Automjeti i Miller shpërtheu në flakë pas sulmit, duke djegur atë sëbashku me djalin 13-vjeçar, vajzën 11-vjeçe dhe dy binjakët vetëm 7 muajsh, Titus dhe Tiana.

Të enjten në La Mora u mbajtën varrimet e viktimave të tjera të sulmit, ndërkohë që pjesëmarrësit ruheshin nga ushtarë të armatosur rëndë.

Image

Më shumë se 250 mijë meksikanë janë vrarë si pasojë e dhunës në rritje që ka prekur këtë shtet që prej 2007-s. Shumë prej viktimave vijnë si pasojë e pazareve të drogës. Me qindra mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Për ngjarjen në fjalë, si familjarët e viktimave, ashtu edhe qeveria fajësojnë kartelet e drogës, ndonëse nuk bien dakord nëse familjet e ekzekutuara ishin shënjestra e atentatorëve, apo bëhet fjalë për ngatërrim të identitetit.  

Viktimat ishin të gjithë pjesë e një sekti mormon, të cilët shkuan në Meksikë në 1880 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rhonita Miller la pas bashkëshortin dhe 3 fëmijë të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat