Vdes 16-vjeçari që dyshohej se sulmoi nxënësit në një shkollë të Kalifornisë - Bota Sot
Vdes 16-vjeçari që dyshohej se sulmoi nxënësit në një shkollë të Kalifornisë

Amerika

Vdes 16-vjeçari që dyshohej se sulmoi nxënësit në një shkollë të Kalifornisë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Autoritetet njoftuan se gjashtëmbëdhjetë vjeçari që hapi zjarr në një shkollë të mesme të Kalifornisë duke vrarë 2 persona, ka vdekur. Pas sulmit ai u vetëqëllua në kokë dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia nuk ka arritur ende të përcaktojë motivet e kësaj ngjarjeje.

Policia njoftoi se 16-vjeçari Nathaniel Berhoë vdiq në spital të premten pasdite. Autori i dyshuar i sulmit qëlloi të enjten me një pistoletë gjysmë automatike pesë nxënës të shkollës në të cilën studionte edhe vetë ai, duke vrarë 15 vjeçaren Grace Anne Muehlberger si dhe 14 vjeçarin Dominic Blackëell. Policia tha se Nathaniel Berhoë, i cili mbushte 16-të vjeç pikërisht në ditën e sulmit, e përdori plumbin e fundit të armës për të qëlluar vetën në kokë.

“Nuk kemi arritur ende të përcaktojmë një motiv rreth arsyeve të këtij sulmi. Nuk kemi gjetur ndonjë manifest, apo shënim të tij për vetëvrasje për të identifikuar qartë motivin që qëndron pas këtij sulmi“, thotë Kent A. Ëegener sherifi i departamentit të Los anxhelosit.

Nathaniel Berhoë hapi zjarr në mjediset e jashtme të shkollës së Mesme “Saugus” e cila ndodhet rreth 65 kilometra në veri të Los Anxhelosit.

“Nga ajo që dimë, personat që u sulmuan ishin të rastësishëm. Nuk ka pasur asnjë marrëdhënie mes të dyshuarit për sulmin dhe viktimave të tij“, thotë Alex Villanueva, nga zyra e sherifit të qarkut të Los Anxhelosit.

Shokët e klasës e kanë përshkruar Nathaniel Berhoë si një djalë të qetë e të shoqërueshëm. Ata thanë se ai ishte anëtar i grupit bojskaut si dhe i skuadrës së atletikës së shkollës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat