Trump për herë të parë në Afganistan, viziton trupat amerikane

Amerika

Trump për herë të parë në Afganistan, viziton trupat amerikane

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 09:10
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar te trupat amerikane në Afganistan.

Kjo ka qenë vizita e tij e parë në këtë shtet e bërë në ditën e falënderimeve, shkruan BBC..

Gjatë pauzës në Bagram Airfield, Trump i ka shërbyer ushtarët me mish bibani. Ai pastaj e ka takuar Presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani.

Në fjalimin e tij para trupave, ai ka thënë se SHBA ka qenë në bisedime me Talibanët, për çfarë ka theksuar se “dëshirojnë që të bëjnë një marrëveshje”.

Presidenti amerikan ka njoftuar se do ta reduktojnë numrin e ushtarëve atje, ku edhe pas 18 vjetëve atje janë rreth 13 mijë trupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat