FBI thotë se sulmi në bazën e Marinës amerikane në Florida ‘supozohet’ se ishte sulm terrorist - Bota Sot
FBI thotë se sulmi në bazën e Marinës amerikane në Florida ‘supozohet’ se ishte sulm terrorist

Amerika

FBI thotë se sulmi në bazën e Marinës amerikane në Florida ‘supozohet’ se ishte sulm terrorist

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 20:50
Foto

Të shtënat në Pensacola, në bazën e Marinës amerikane janë duke u hetuar si sulm i mundshëm terrorist, tha FBI këtë të diel.

“Ne punojmë me supozimin se ky ishte një akt terrorizmi”, tha Rachel Rojas, agjenti special i FBI, në një konferencë shtypi për sulmin e së premtes që vrau tre studentë të rinj të Marinës.

Hetuesit ende po përpiqen të përcaktojnë një motiv në lidhje me sulmin që e bëri Mohamed Saeed Alshamrani, 21 vjeç, i cili ata thonë se kishte marrë një armë Glock 45 dhe sulmoi bazën e Marinës amerikane.

Rojas konfirmoi se “miqtë, shokët e klasës dhe bashkëpunëtorët e tjerë” të vrasësit janë duke u intervistuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat